Revolucioni Duplex, fillon dimri i zjarrtë me enterier të veçantë.

posted in: Uncategorized | 0

Duplex Club Prishtina ditë më parë pati hapjen sezonit dimëror, i cili si duket do të jetë i zjarrtë.

Pas një pushimi nga sezoni i gjatë veror, Duplex filloi rikonstruktimin e hapësirës.

Me enterier të punuar nga Marius Borova dhe Tedes, Duplex bëri një hap tutje në vendosjen e standardeve sa i përket jetës së natës.

Spikat dizajni unik dhe pjesët e larmishme ashtu si ndriçimi e efektet speciale të vendosura në klubin më prestigjioz kosovar.

“Është enterier siç themi ne shqiptarët, fjala e fundit dhe me standarde botërore”, thekson Kushtrim Hoxha, pronar i Duplex Club.

Hapja solemne e Duplex u mbajt me valltare e robotë të cilët krahas muzikës argëtuan të pranishmit që stërmbushën hapësirat.

Gjatë sezonit dimëror në Duplex pritet të performojnë yje të muzikës vendore dhe ndërkombëtare.

Për më shumë Klikoni në foto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *